Spalletti: Nëse nuk mban presionin, këto sfida nuk mund ti fitosh

by admin
Spread the love

I ndëshkuar nga Giroud, Napoli del i humbur nga sfida e madhe e stadiumit “Maradona” përballë Milanit, që rrëmbeu edhe vendin e parë në renditje.

“Humbën, nuk ka shumë për të thënë. Pothuajse nuk i mungoi asgjë ndeshjes sonë, nisëm mirë me zotërimin e topit dhe në disa situata mund të bënim edhe më mirë. Në mes të pjesës së parë gabuam disa gjëra dhe nuk ishim të rrezikshëm në sulm”, ka thënë trajneri i Napolit në përfundim të ndeshjes.

“Në pjesën e dytë, për cilësitë që kemi gabuam shumë në minutat e para dhe pësuam gol. Paguam nisjen keq të pjesës së dytë. Ndoshta duhet të krijonim diçka më shumë në fazën sulmuese. Milani pasi shënoi u tërhoq dhe në nuk u organizuam siç duhej. Mund të bënim më mirë në disa situata”, ka vazhduar Spalletti.

Pas Barcelonës, edhe Milani arrin të fitojë në një stadium të mbushur plot: “Nuk e di nëse presioni është një problem për këtë skuadër. Nëse luan për vendin e parë në renditje, tensioni rritet, por kjo gjë është pjesë e kampionëve. Nëse nuk arrin që të mbash presionin është e pamundur të fitosh. Unë jam sërish këtu dhe nuk do të dorëzohem”, ka përfunduar Spalletti. / Oversport.tv

You may also like