Spalletti: Kërkojmë të krijojmë një grup të një niveli të lartë

by admin
Spread the love

Napoli ka bërë planin për fazën përgatitore gjatë verës, ndërsa Luciano Spalletti ka dhënë edhe një konferencë të vogël për shtyp. Numri 1 i stolit të Napolit foli kështu për kushtet e duhur që duhen për fazën përgatitore, si dhe bëri një koment të shkurtër për merkaton e verës.

“Dashuria për këtë skuadër ka qenë gjithmonë e madhe, më pas është edhe vullneti për të organizuar një grup të fortë.

Sigurisht që ka interes për të larguar nga ekipi disa nga lojtarët tanë, por jemi gjithmonë të interesuar për të krijuar një skuadër të një niveli të lartë për të arritur pozicione të rëndësishme në klasifikim. Kemi filluar të punojmë, më pas do të shohim se çfarë do të tregojë fusha”, tha ndër të tjera Spalletti.

Për sa i përket merkatos, Lorenzo Insigne është një largim i sigurt pasi ka firmos me Toronton, por pritet gjithashtu edhe largimi i Ospinas, Zielinskit dhe Fabian Ruiz. Nga ana tjetër afrime të sigurta përveç Khvicha Kvaratskhelia konsiderohet edhe Mathias Olivera. /oversport.tv

You may also like