Spalletti: Keqardhje për Osimhen, dua të shoh Napolin që luajti përballë Liverpoolit

by admin
Spread the love

Napoli do të përballet ditën e shtunë me Spezian në kuadër të javës së 6-të të Serie A. Në prag të kësaj sfide foli edhe trajneri Luciano Spalletti i cili e nisi menjëherë komentin nga mungesa e madhe e Victor Osimhen.

“Më vjen keq që nuk e kemi në dispozicion, por e kuptoj. Raspadori dhe Simeone janë dy lojtarë që mund ta zëvendësojnë, do të bëjnë një performancë të madhe.”

NDESHJA- “Duhet të kemi përqëndrimin e duhur për objektivin që kemi, dhe jo vetëm për shkak të kundërshtarit që kemi. Vlejnë vetëm 3 pikët për të shkruar faqe të rëndësishme dhe të arrijmë vendin e katërt.”

SKUADRA- “Dua të shikoj Napolin që ui përball me Liverpoolin për të treguar karakterin dhe për të ndihmuar në fatin e fundit të sezonit. Me lojtarët që kemi në dispozicion mund të luajmë 4-2-3-1, por mund të luajmë dhe me 4-3-3. Raspadori është një lojtarë që mund të bëjë trekuartistin pas sulmuesit.” /oversport.tv

You may also like