SpaceX akuzohet se shkarkoi punonjësit që kritikuan Elon Musk

by admin
Spread the love



KALIFORNI, 4 janar / ATSH-AA/ – Bordi Kombëtar i Marrëdhënieve të Punës (NLRB) të SHBA-së akuzoi prodhuesit e raketave dhe satelitëve SpaceX për shkarkimin e paligjshëm të disa punonjësve që kritikuan kreun ekzekutiv të kompanisë, Elon Musk.

Në një ankesë të publikuar nga zyra rajonale e NLRB-së thuhet se 8 punonjës u shkarkuan nga puna për shkak të thirrjes së SpaceX në vitin 2022 për distancim nga komentet në mediat sociale të cilat po talleshin me akuzat për ngacmim seksual të Musk.

Në ankesën ku thuhet se në letrën e shpërndarë nga punonjësit, i bëhet thirrje SpaceX që të sqarojë politikat e saj të ngacmimit dhe t’i zbatojë ato në mënyrë të vazhdueshme, bëhet e ditur se shpërndarja e letrës në fjalë është kufizuar në mënyrë të paligjshme.

Më tej në ankesë, SpaceX gjithashtu akuzohet për marrje në pyetje të punonjësve në lidhje me letrën dhe kërcënim për shkarkim të punonjësve që kryejnë aktivitete të ngjashme.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPresidenti i EOC: Shqipëria, risi në Lëvizjen Olimpike Europiane


You may also like