Southgate publikon listën e Anglisë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

by admin
Spread the love

Gareth Southgate ka publikuar listën e plotë të futbollistëve të ftuar të Anglisë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese kundër Kombëtares së Shqipërisë dhe San Marinos në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Tre Luanët kanë nevojë për vetëm një pikë për të siguruar kualifikimin për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Por, duke pasur parasysh ekipet kundërshtare, anglezët do të kërkojnë ta sigurojnë kualifikimin me stil, duke marrë pikë maksimale.

Dy ndeshjet e mbetura do të zhvillohen javën e ardhshme, duke filluar me ndeshjen ndaj Shqipërisë më 12 nëntor, përpara ndeshjes së fundit në grup në udhëtim te San Marino.

Nuk ka shumë ndryshime nga skuadra që Southgate që ishte muajin e kaluar, me vetëm Marcus Rashford që hyn në listë, ndërsa bashkëlojtarët e tij në Manchester United, Jesse Lingard dhe Jadon Sancho, mungojnë të dy.

Tammy Abraham mbetet gjithashtu në listën e Southgate, pasi shënoi në fitoren e muajit të kaluar ndaj Andorrës, ndërsa nuk mungojnë emrat e yjeve si Trent Alexander-Arnold, Declan Rice, Harry Kane dhe Raheem Sterling.

Deri më tani në Grupin I, Tre Luanët kanë fituar gjashtë takime, barazuar dy dhe ende nuk kanë humbur dhe prijnë grupin me 20 pikë, ndërsa pas tyre vjen Polonia e dyta me 17 pikë dhe Shqipëria e treta me 15 sosh.

You may also like