Southgate në tension, sulmuesi titullar mund të mungojë ndaj Francës

by admin
Spread the love

Mbetet në dyshim prania e Raheem Sterling për Anglinë në çerekfinale ndaj Francës e programuar për datën 10 dhjetor. Sulmuesi i Chelsea dhe i Anglisë la menjëherë grumbullimin e kombëtares në Katar dhe u nis për në Londër pasi shtëpia ku qëndronte bashkëshortja e tij Paige dhe tre fëmijët u grabit nga disa persona të armatosur.

Për këtë arsye, Sterling u largua përpara sfidës së 1/8 kundër Senegalit dhe i ka bërë me dije shokëve të ekipit se nuk do të rikthehet deri sa të marrë një garanci 100% se familjes së tij nuk do t’i ndodhë gjë.

Policia ndërkohë raportoi së gjatë momentit të grabitjes, asnjë person nuk ndodhej në shtëpi duke u shmangur një dhunë e mundshme. Megjithatë, Sterling ende nuk e ka vendosur nëse do të kthehet në Katar për të qenë në dispozicion të trajnerit Southgate dhe gjithçka do të zbulohet në ditët në vijim. /oversport.tv

Foto: England football team, Facebook

You may also like