Sot zhvillohet ndeshje kontrolluese Shkëndija – Voska Sport – Shqip

by admin
Spread the love

Takimi zhvillohet te qendra sportive me fillim në prën 14:00

Klubi i futbollit Shkëndija  krahas seancave  të rregullta stërvitore  gjatë faze përgaditore  do të zhvillon edhe pesë ndeshje kontrolluese. Kështuqë Stafi teknik që drejtohet nga trajneri Qatip Osmani ka caktuar termine për 6 ndeshje kontrolluese, 5 prej të cilat me kundërshtar të zgjedhur, derisa një termin do të shfrytëzohet për përballje mes veti brënda grupit.

Ndeshja e pare kontrolluese do të zhvillohet sot në te stadium në qendrën sportive në Tetovë dhe ate kundë ekipit të Ligës së dytë që drejtohet  Voska Sport nga trajneri  Berat Seria, ndeshje kjo e cila do të fillon  në orën 14:00.

 Ndeshaj e sotme  do tu shërbej dy trajnerëve Qatip Osmanit të Shkëndijës dhe Berat Imerit të Voska Sport  që të testojnë të gjithë futbollistët që kanë dispinim për pjesën pranverore  në veçanti prurjet në këtë merkato dimërore.

 Sa  I përket  ndeshjeve tjera  kontrolluese  para udhëtimit në Antalia  ekipi I Shkëndijës do të përballet mes veti Më datën 25 janar ekipi  udhëton në Antali  ku krahas  reancave të rregullta stervitore  do të zhvillon edhe  katër ndeshje kontrolluese me ekipe të nohura  që gjithashtu përgatiten në token turke

Më 28 janar në takimin e parë testues në Antalia do të përballemi me NK Mura-n e Sllovenisë. Më 31 janar takohen me FC CSKA 1948 Sofje të Bullgarisë, ndërsa më 6 shkurt në program është ndeshja kundër gjigantit ukrainas, Dinamo Kiev. Ndeshja e fundit kontrolluese  është caktuar për datën 9 shkurt kundër ekipit Valmiera të Letonisë. Më 10 shkurt ekipi kthehet në Tetovë ku do të vazhdon fazën e fundit të përgatitjeve deri më 19 shkurt kur edhe nis pjesa pranverore e kampionatit 2022/23.

Orari i ndeshjeve kontrolluese: 

Tetovë: Shkëndija – FC Voska Sport (19.01.2023)

Antali: Shkëndija – NK Mura (28.01.2023)

Antali: Shkëndija – CSKA 1948 Sofje (31.01.2023)

Antali: Shkëndija – Dinamo Kiev (06.02.2023)

Antali: Shkëndija – Valmiera (09.02.2023)

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/            

You may also like