Sot zhvillohen tri përballje të rëndësishme në Superligën e Kosovës

by admin
Spread the love

Sot janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje interesante në kuadër të javës së 31-të në BKT Superligën e Kosovës.

Me fillim nga ora 15:00 në kuadër të xhiros së 31’të sot do të zhvillohen tre ndeshje të cilat do të jenë shumë të rëndësishme për skuadrat që janë poshtë tabelës.

Sfida e cila pritet të ngjall edhe më së shumti interes është ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës e cila do të luhet stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.

Duel tjetër interesant pritet të jetë edhe ndeshja mes Drenicës dhe Ulpianës, ku dy skuadrat janë duke luftuar për mbijetesë dhe tre pikët janë të nevojshme për të dyjat.

E tre pikët ndoshta mund ta ketë më lehtë t’i arrij, Dukagjini e cila përballet me Feronikelin që edhe matematikisht nga sezoni i ardhshëm do të bëj pjesë në Ligën e Parë të Kosovës.

Kujtojmë se edhe nesër do të luhen edhe dy takime të tjera, ku në Suharekë skuadra e Ballkanit është nikoqir i Dritës dhe Malisheva pret në shtëpi Llapin

You may also like