Sot Tirana-Beshiktash/ Ndeshja në arenën kombëtare për conference league

by admin
Spread the love

Tirana luan sot në mbrëmje në stadiumin “Air Albania” ndeshjen e kthimit të raundit të tytë eliminator të Conference League përballë gjigandëve turq të Beshiktashit.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Stamboll një javë më oparë përfundoi me shifrat 3-1 për skuadrën turke ndërkohë që bardheblutë e Orges Shehit mund të kishin marrë një rezultat më të mirë me më tepër kujdes, megjithatë në prag të këtij takimi tashmë me një njohje më tepër të kundërashtarit, trajneri i nënkampionëve të vendit shprehet realist për atë që do të luhet sot.

Tirana e zhvilloi seancën e fundit stërvitore në kompleksin e saj Skënder Halili për t’I lënë stadiumin Beshiktashit, i cili i duhet të ambientohet më tepër me ambientin ku do të luaj ndeshjen sot në mbrëmje.

Përballja mes Tiranës dhe Beshiktashit do të startojë në orën 20:00 dhe të gjithë të pamundurit për të qenë në stadium do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht këtë takim ne Digitalb, me pak shpresë për Tiranën për t’u kualifikuar, por me siguri një përballje mjaft e bukur sportive me një emër të madh të futbollit turke dhe jo vetëm.


Top Channel

You may also like