Sot takimi për “Open Balkan” në Beograd, Zaev zëvendësohet nga Dimitrov

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sot dhe nesër, 3 dhe 4 nëntor do të zhvillohet në Serbi takimi i radhës për “Open Balkan” mes tre vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Edi Rama do të jetë kështu sot ën Beograd, menjëherë pas vizitës së tij në Glasgow në samitin për klimën. Sakaq, në këtë takim nuk do të jetë Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë. ashtu sikurse ëhstë bërë m dije në vend të tij do të jetë zv.kryeministri Nikolla Dimitrov.

Open Balkan është një nismë mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. E njohur më herët si Mini-Shengeni Ballkanik, nisma ka nxitur debat mes vendeve të Ballkanit, ku Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të angazhohen.

You may also like