Sot takimi Kurti-Vuçiq në Ohër – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, takohen ditën e sotme në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Një ditë para takimit, Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka biseduar në telefon me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Në një deklaratë të përbashkët dy zyrtarët thonë se tani është momenti për të bërë hapa domethënës në interes të Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin integrues.

Albin Kurti është shprehur i gatshëm për një marrëveshje. Ndërsa presidenti serb është shprehur në Beograd se nuk shkon në Ohër për të firmosur ndonjë dokument.

Ndërsa nën sloganin “Jo kapitullimit” dhe thirrjeve “Kosova është Serbi”, në Beograd u mbajtën protesta kundër propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Programi i takimeve

Takimet e Kurtit dhe Vuçiç do të nisin ndarasi në orën 10:00. Njësoj si në Bruksel në fund të Shkurtit, dy udhëheqësit do të takohen veçmas me përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së. Më pas, ata do të ulen në një tryezë të përbashkët.

Kujtojmë se në Ohër ndodhet edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai do të marrë pjesë në takim në cilësinë e vëzhguesit. Escobar është shprehur se pret rezultate pozitive nga takimi i së shtunës në Ohër mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq./tvklan.al

You may also like