Sot kuptohen përmirësimet e teksteve të historisë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari

by admin
Spread the love




Ekipi i Maqedonisë së Veriut nga Komisioni i Përbashkët Multidisiplinar i Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore me Bullgarinë sot do të mbajë konferencë për gazetarë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup.

Ministria ka njoftuar se temë e konferencës janë vendimet e miratuara të Komisionit për nderime të përbashkëta dhe rekomandime për përmirësimin e teksteve të historisë për klasën e gjashtë në Maqedoninë e Veriut dhe për klasën e pestë në Bullgari.

Sipas Protokollit të nënshkruar (më 17 korrik), shtetet e Maqedonisë dhe Bullgarisë duhet t’i publikojnë rekomandimet tashmë të dakorduara nga puna e Komisionit në faqet e tyre të internetit.

Në Protokoll, në rubrikën “Tema e historisë” shkruhet se “të dy qeveritë duhet të publikojnë brenda një muaji të gjitha rekomandimet e miratuara tashmë nga puna e mëparshme e Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore”. /SHENJA/


You may also like