Sot jepet “Topi i Artë”, të gjitha detajet që duhet të dini mbi ceremoninë

by admin
Spread the love

Do të startojë sot në orën 20:30 ceremonia e çmimeve më prestigjioze në botën e futbollit. “Topi i Artë” 2022 do të jepet mbrëmjen e sotme nga France Football në një natë gala në “Theatre du Chatelet” në Paris.

Pritet të zhvillohet një ceremoni ku do të zgjasë rreth 3 orë dhe përveç “Topit të Artë” do të jepen gjithashtu edhe disa çmime të tjera. Trofeu “Yashin” do të jepet për portierin më të mirë, ndërsa trofeu “Kopa” për lojtarin më të mirë U21.

Do të shpërndahet sot gjithashtu edhe çmimi Muller për sulmuesin më të mirë si dhe çmimi “Socrates” që lidhet me iniciativat sociale dhe pjesën humane të një futbollisti ose klubi. Do të jepet sot edhe “Topi i Artë” për femra.

Sa i përket kandidatëve, Karim Benzema konsiderohet numri 1 për të fituar këtë vit “Topin e Artë” pas një sezoni fantastik me Real Madridit. Kandidatura të fortë janë edhe ato të Mohamed Salah dhe Sadio Mane. /oversport.tv

Foto: France Football, Facebook

You may also like