Sot fillon ndërtimi i mega-parkut në Çair (FOTO) – Shqip

by admin
Spread the love

Komuna e Çairit ka paralajmëruar fillimin e ndërtimit të një mega-parku që do të shtrihet në një sipërfaqe prej 30.000 metrash katrorë dhe do të ketë 500 pemë dhe fidanë të rinj, rrjet hidranti të ri dhe lulishte, parku do të ndërtohet në rrugën “Brigada Maqedonase Kosovare”, në Lagjen Fushë Topanë.

Ndërtimi i Mega-parkut po realizohet si bashkëpunim ndërkomunal midis Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit.

Në të njëjtën kohë në park janë planifikuar 2 kënde të reja sportive, 2 kënde lojërash për fëmijë, 2 sipërfaqe parku për kafshët shtëpiake, një për fitnes, 26 belvederë të rinj, pajisje të reja urbane, korsi për këmbësorë dhe shatërvanë. /KlanMacedonia/

 

You may also like