Sot, dy vite nga vdekja e “Bilbilit të Kosovës”, Nexhmije Pagarushës

by admin
Spread the love

Janë bërë dy vjet që kur u nda nga jeta ikona e muzikës së mirëfilltë shqiptare, e njohur me nofkën si: “Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha.

Pagarusha ka qenë njëra ndër artistet më të veçanta që historia e artit shqiptar ka njohur, kjo falë talentit, vokalit të saj të rrallë si dhe paraqitjeve të veçanta skenike të cilat thyen tabutë e kohës.
Ajo ka lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, në Kosovë, teksa gjithçka rreth karrierës së saj muzikore filloi qysh në moshën 14-rë vjeçare, kur ajo nisi të angazhohej si një solo këngëtare në “Radio Prishtina”.


Karrierën e saj muzikore e përfundoi pas një koncerti në Sarajevë, më 1984. Nuk ekziston një burim i saktë që tregon se sa këngë gjithsej ka kënduar Pagarusha, por numri mund të variojë me rreth 150 këngë të interpetuara nga vetë ajo.
Më 2018, Nexhmije Pagarusha u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga Donald Trump, i cili në atë periudhë ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta më 7 shkurt të vitit 2020, në moshën 86 vjeçare, duke lënë pas një histori të ndritur dhe një bagazh të pasur artistik./revistawho.com

You may also like