Sot Dita botërore e zjarrfikësve

by admin
Spread the love

4 Maji është ditë e shënuar e shërbimit të zjarrfikësve, ku shtetet organizojnë aktivitete të ndryshme solemne në shenjë të respektit për punën dhe sakrificat që bëjnë zjarrfikësit për t’i dalë në ndihmë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë emergjente në raste të ndryshme.

Në këtë ditë të shënuar ndërkombëtare në
shtetet e tyre ku veprojnë, zjarrfikësit vizitohen nga institucionet dhe
mekanizmat shtetërorë, duke i nderuar me mirënjohje, falënderime, por gjithashtu
zjarrfikësit demonstrojnë shkathtësitë profesionale që dëshmojnë gatishmërinë
emergjente për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në çdo moment.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, kryetari i
Prishtinës Përparim Rama do të vizitojë Brigadën e Zjarrfikësve në kryeqytet.

You may also like