Lajm i fundit/ Sonte u shkarkua drejtori i B.D.I-së i afërt me Izet Mexhitin

by admin
Spread the love

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se para pak çastesh është shkarkuar nga detyra, drejtori organizativ i Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, Alajdin Memedi. Sipas njoftimit, shkarkimi vjen pas parregullsive të evidentuara.

“Informojmë se ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, sot e shkarkoi nga funksioni i drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Alajdin Memedi.
Drejtori Organizativ i kësaj klinike shkarkohet nga funksioni para kalimit të kohës për të cilën është emëruar, kjo për shkak të parregullsive që janë konstatuar në raportin e hartuar pas kontrollit të punës së kësaj klinike. Kontrolli është realizuar nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.


You may also like