Sonte nata e futbollistëve shqiptarë në Evrope, Shaqiri dhe Rrahmani pritet të jenë titullarë

by admin
Spread the love

Ndeshjet e fundit në fazën e grupeve në Ligën e Evropës do të zhvillohen në mbrëmjen e sotme.

Plot 16 ndeshje interesante do të jenë në planprogram, derisa ka shumë skuadra që do të vendosin gjithçka sa i përket kalimit në 1/16 e finales në garën e dytë më prestigjioze të futbollit evropian.

Vëmendja kryesore do të jetë në grupin C, me ndeshjen Napoli – Leicester City e cila nis nga ora 18:45

Napolit të Amir Rrahmanit dhe skuadrës angleze i duhet vetëm fitorja për ta prerë “biletën” që dërgon në fazën tjetër të Ligës së Evropës.

Përballja tjetër në program është edhe ajo mes Lazios dhe Galatasarayt e cila fillon nga ora 21:00.

Lyoni i Xherdan Shaqirit ka punë me Rangersin, me dy skuadrat që veç janë kualifikuar tutje.

You may also like