Sonte dhe nesër mbrëma mbani sytë nga qielli! Ka spektakël dritash! – Shqip

by admin
Spread the love

Sonte dhe nesër më 9 tetor qielli i natës do të shkëlqejë nga shiu i meteorëve.

Përgjatë dy netëve, planeti ynë do kalojë mes miliona shkëmbinjsh të vegjël të akullt të lëna pas nga mbetjet e kometave.

Në kohën që meteoritët do të hyjnë në atmosferën e Tokës, për shkak të shpejtësisë së lartë dhe kontaktit me oksigjenin, do të përfshihen nga flakët duke dhuruar një spektakël dritash. Sipas NASA-a fenomeni nuk përbën rrezik për Tokën pasi shumica e këtyre meteoritëve janë në përmasa të vogla dhe digjen në atmosferë para se të arrijnë në sipërfaqen e saj.

“Meteorët që do të shohim mbrëmjen e 8 dhe 9 tetorit vijnë nga Yjësia e Drakonit.

Fatkeqësisht, ky spektakël nuk do mund të shihet shumë qartë pasi përgjatë dy ditëve, Hëna do të jetë e plotë, duke venitur shkëlqimin e meteorëve.

You may also like