Sondazhi: Mbi 60% të shqiptarëve janë për BDI-në dhe Ali Ahmetin

by admin
Spread the love

Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të rritet e të forcohet për çdo ditë e më tepër. Këtë e dëshmon edhe sondazhi i fundit i realizuar nga mkd.mk.

Ky sondazh është tregues se Bashkimi Demokratik për Integrim është më e fortë se sa të gjitha partitë tjera bashkë. Në rast të zgjedhjeve eventuale parlamentare Bashkimi Demokratik për Integrim do të fitonte 8.2% të votave. Aleanca për Shqiptarët do të ishte partia e dytë, me 3.7%, kurse Lëvizja Besa e treta me 2.3%. Alternativa do të ishte partia e katërt me 0.7% të votave.

Qytetarët gjithashtu vazhdojnë të rrisin besimin edhe tek lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim. Sipas sondazhit, kreu i Integristëve, Ali Ahmeti gëzon më shumë besim tek qytetarët se sa Ziadin Sela, Arben Taravari, Bilall Kasami e Afrim Gashi bashkë.

Sipas listës Ali Ahmeti gëzon 5.1% të qytetarëve dhe është lideri më i besueshëm shqiptarë kurse pas tij vijnë Bilall Kasami me 1.5%, Arben Taravari me 1.4%, Ziadin Sela me 1.1%, Afrim Gashi me 0.3% e të tjerë.

You may also like