Sondazhi i UEFA-s: Ja kush triumfon sonte sipas tifozëve

by admin
Spread the love

Sonte me fillim nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja e madhe e 1/8 së finales në Champions League mes Real Madridit dhe PSG-së, shkruan Insporti.

Messit me shokë do t’i mjaftonte barazimi sonte për të kaluar në çerekfinale, por mbetet të shihet se sa do të jetë e realizueshme kjo.

Sipas sondazhit të UEFA-s, tifozët besojnë se Paris Saint-Germain do të kualifikohet tutje në çerekfinale.

56% e tyre mendojnë se PSG do të kualifikohet tutje, kurse 44% e tyre votuan për Real Madridin.

Real Madridi ka tri fitore, një humbje dhe një barazim nga pesë përballjet me PSG-në si vendas.

.PSG ka humbur ndeshjet e radhës jashtë fushe pas fitores 1-0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë. Ata nuk kanë arritur të fitojnë në tre vizitat e fundit në Bernabeu.

You may also like