Sondazhi i “BNT”: Po rritet numri i qytetarëve bullgarë që mendojnë se RMV duhet të bëhet pjesë e BE-së

by admin
Spread the love

Në rritje është përqindja e qytetarëve në Bullgari që konsiderojnë se duhet thënë “po” për fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së pa marrëveshje paraprake për çështje të hapura. Ky është mendimi i 29,6 për qind të të anketuarve, që është një rritje prej rreth 13 për qind në krahasim me nëntorin e vitit 2020, sipas një sondazhi të kryer nga “Alfa Research” i prezantuar gjatë emisionit të famshëm komentar javor “Referendum” në televizionin kombëtar bullgar kushtuar marrëdhënieve bullgare-maqedonase.

Sipas sondazhit, pothuajse 61 për qind e qytetarëve bullgarë besojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Në përgjigje të pyetjes – cili është interesi themelor i Bullgarisë për anëtarësimin e RMV-së në BE, nëse lihen mënjanë çështjet kontestuese, 60,9 për qind e bullgarëve janë shprehur se vendi duhet të bëhet anëtar i BE-së, në krahasim me 32,2 për qind e të anketuarve që deklaruan se Maqedonia e Veriut nuk duhet të bëhet anëtare e BE-së.

Në pyetjen – A duhet Bullgaria të thotë “po” në fillim të negociatave në Maqedoninë e Veriut pa arritur marrëveshje për çështje të hapura, 29,6 për qind e të anketuarve janë përgjigjur “po”, që është rritje prej rreth 13 për qind në raport me përgjigjet e dhëna në një anketë në nëntor të vitit 2020, kur 16,9 për qind u përgjigjën pozitivisht. Nga të anketuarit, 69 për qind besojnë se negociatat nuk duhet të lejohen pa zgjidhur çështjet kontestuese. Në nëntor të vitit 2020, ky raport ishte 81,1 për qind.

Shumica e të anketuarve, si dhe kryeministri bullgar Kirill Petkov, besojnë se pozitat aktuale të qeverive duhet të përmirësohen. Sondazhi i “Alfa Research” tregoi gjithashtu se 61,9 për qind e të anketuarve besojnë se qeveritë e reja të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të ruajnë pozicionet e tyre aktuale, por edhe t’i përmirësojnë ato për të zhbllokuar negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në. Nga të anketuarit, 12,4 për qind mendojnë se duhet të ruhen pozitat aktuale, ndërsa 25,7 për qind janë të mendimit se duhet të ndërtohen pozita krejtësisht të reja.

 

You may also like