SONDAZH – Polakët: Lufta në Ukrainë një kërcënim për sigurinë kombëtare

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 30 dhjetor /ATSH-PAP/- Më shumë se tre në katër polakë mendojnë se lufta në Ukrainë kërcënon sigurinë e Polonisë, sipas një sondazhi të publikuar nga CBOS.

Sipas sondazhit, 78 për qind e të anketuarve thanë se lufta rrezikon sigurinë e vendit, ndërsa 16 për qind kanë shprehur të kundërtën.

Gjithashtu, 29 përqind prej tyre besonin se lufta do të përhapej në vendet e tjera, dhe 43 përqind thanë se nuk do të përshkallëzohej.

Sipas sondazhit, 73 përqind të të anketuarve thanë se Polonia mund të varet nga aleatët e saj për të ndihmuar në mbrojtjen e kufijve të vendit, ndërsa 20 përqind thanë se nuk ishin të sigurt nëse kjo do të ndodhte.

Sondazhi i CBOS u krye nga 29 nëntori deri më 11 dhjetor me pjesëmarrjen e 1018 polakëve.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakAlibeaj: Opozita ka nevojë për alternativë dhe figura të pakompromentuara

You may also like