Solbakken përshëndet Bodo Glimt, nga janari do të jetë lojtar i Romës

by admin
Spread the love

Ola Solbakken do të jetë në dispozicion të Romës që nga janari. Tratativat janë mbyllur me sukses disa muaj më parë, por tashmë është vetë lojtari i Bodo Glimt ai që konfirmon largimin, duke përshëndetur shokët e skuadrës dhe tifozët pas javës së fundit të kampionatit norvegjez.

Solbakken do të jetë përforcimi i parë për Romën e Mourinhos në janar dhe do të firmosë që kontratë deri në vitin 2027, ku do të përfitojë 1 milionë euro neto në sezon plus bonuse.

“Do të shkoj të luaj në një kampionat dhe klub të madh. Do ti jem gjithmonë mirënjohës Bodos për këto vite, u bëmë një familje duke arritur rezultate të mëdha. Ndoshta do takohemi sërish një ditë, por si kundërshtarë”, ka thënë Solbakken pas ndeshjes kundër Stromsgodset. / Oversport.tv

You may also like