Sokol Cikalleshi shkëlqen në Turqi, përfshihet në formacionin e yjeve

by admin
Spread the love

Sokol Cikalleshi ishte fantastik në ndeshjen e fundit të Konyaspor. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi dy gola vendimtarë në fitoren 3-2 ndaj Kayserispor.

Paraqitje e tij është vlerësuar, ndërkohë që është përfshirë nga Sofascore edhe në formacionin më të mirë të javës së 29-të në Superligën e Turqisë.

Formacioni me i mire ne Superligen e Turqise, java 29

Cikalleshi shënoi golin e barazimit 2-2 dhe më pas atë të fitores, pas një krosimi perfekt të Endri Çekiçit.

Sulmuesi ka shkuar në kuotën e 9 gola në Superligën e Turqisë, shifra më e lartë që ai ka shënuar në kampionat brenda një sezoni.

Rekordin Cikalleshi e ka në Superiore, kur ishte pjesë e Kukësit dhe shënoi 17 gola. Ai sezon bëri që kavajasi të kalonte në Kroaci, te RNK Split. / oversport.tv

Foto: İttifak Holding Konyaspor, Twitter

You may also like