SOFT NEWS – Vë kurorë ish-kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardern

by admin
Spread the love

DUNEDIN (Zelanda e Re), 13 janar /ATSH-DPA/ – Ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern u martua sot me të fejuarin e saj, Clarke Gayford në një ceremoni shumë të thjeshtë #.

Ngjarja ndodhi në një vresht në bregun lindor të ishullit verior të Zelandës së Re, në rajonin e Gjirit Hawke, ku jeton familja e Gayford.

Ceremonia në kantinën ”Craggy Range” u zhvillua mes sigurisë së lartë.

Ardern nuk ka komentuar publikisht për martesën.

Mediat lokale raportuan se ajo kishte veshur një fustan nga stilistja e modës nga Zelanda e Re, Juliette Hogan.

”Në ceremoninë e vogël morën pjesë familjarë, miq të ngushtë dhe ligjvënës vendas, përfshirë ish-kryeministrin Chris Hipkins”, raportoi ”Stuff” dhe ”New Zealand Herald”.

Planet origjinale të Ardern për t’u martuar me Gayford në Gisborne në janar 2022 u prishën për shkak të kufizimeve antikoronavirus në vend.

Çifti u fejua në fillim të vitit 2019, pothuajse një vit pasi mirëpritën vajzën e tyre, Neve në qershor 2018.

Kur ajo dha dorëheqjen e papritur si kryeministre në janar të vitit të kaluar, duke përmendur lodhjen, Ardern iu drejtua Gayford gjatë konferencës për shtyp duke thënë ”le të martohemi më në fund”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like