SOFT NEWS – Shpallen fituesit e “Çmimeve Botërore të Fotografisë Sony 2024”

by admin
Spread the love

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ – Organizata Botërore e Fotografisë prezantoi sot fotografitë fituese, të cilat përfshijnë pamje dhe peizazhe të mrekullueshme dhe disa foto mahnitëse të natyrës, sipas “Euronews”.

Organizata Botërore e Fotografisë ka zbuluar fituesit e Çmimit Kombëtar dhe Rajonal për Çmimet Botërore të Fotografisë “Sony 2024”.

Sipas një deklarate për shtyp, fotografitë fituese shfaqën stilet dhe qasjet unike të fotografëve ndaj mjedisit.

Më shumë se 395 000 imazhe u përfshinë në “Çmimet Botërore të Fotografisë Sony 2024” (Sony World Photography Awards 2024), me tema që përfshijnë natyrën, arkitekturën, portretin dhe sportin.

“Imazhet fituese kombëtare dhe rajonale janë realizuar nga fotografë me qendër në 54 vende”, thanë organizatorët.

Fotografët u vlerësuan në mënyrë anonime nga një panel ekspertësh.

Fituesit e konkurseve të “Sony World Photography Awards” do të shpallen më 18 prill dhe do të shfaqen me fituesit e çmimeve kombëtare dhe rajonale si pjesë e një ekspozite që hapet në Somerset House, në Londër nga 19 prilli deri në 6 maj.

Kënaqni sytë tuaj me disa nga fotot e preferuara nga fituesit dhe të nominuarit e këtij viti:

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like