SOFT NEWS – Puthje atërore për Melonin!

by admin
Spread the love

TIRANË, 5 mars /ATSH/ – Të shtunën e kaluar, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërriti në Shtëpinë e Bardhë për vizitën e saj të dytë në pak muaj te presidenti amerikan, Joe Biden në pak muaj, sipas corriere.it.

Në fakt, kjo është shenjë afërsie pasi në 14 muajt që kanë kaluar nga rizgjedhja e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, për për shembull, ende nuk është pranuar nga presidenti amerikan.

Sapo u fut në Zyrën Ovale, Biden e përshëndeti Melonin me një puthje në kokë, ndërsa kryeministrja italiane ul shikimin dhe buzëqesh, me sa duket e zënë ngushtë.

Kjo zgjati vetëm një moment, i cili megjithatë është kapur nga fotografi zyrtar i Palazzo Chigi-t, në një imazh të publikuar menjëherë nga gazetat italiane, të cilat e kanë cilësuar si një urim plot dashuri.

Në rrjetet e saj sociale, megjithatë, kryeministrja nuk ka publikuar foto apo video me Biden, por vetëm ato në të cilat ajo njofton transferimin në Itali të Chico Fortit, i arrestuar në SHBA, pas 24 vitesh pas një dënimi për vrasje.

Zgjedhja është ndoshta politike, pasi Meloni u kritikua nga e djathta për afërsinë e saj me Bidenin.

Fotoja në rrjetet e saj sociale nuk ndodhet aty, edhe sepse Meloni, në funksion të zgjedhjeve evropiane të qershorit, duhet të shikojë pjesën e konsiderueshme të mbështetësve të saj që janë antiamerikanë apo pro Trump dhe nuk duan ta shohin atë pranë president demokrat./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like