Sofja nuk i respekton të drejtat gjuhësore dhe kulturore të maqedonasve – Shqip

by admin
Spread the love

“BULLGARIA NUK ZBATON 16 AKTVENDIME TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT”

Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut është një nga elementet kyçe të Këshillit të Evropës. Duhet të bisedojmë dhe të vendosim një agjendë që do të krijojë një mekanizëm efikas që do t`i detyrojë vendet-anëtare t`i zbatojnë vendimet dhe aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut – ka thënë në Këshillin e Evropës në Strazburg, nënkryetari I VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski.

“Mund të ndajë një shembull që lidhet me Maqedonasut dhe pakicën maqedonase në Bullgari. Në këtë moment ka 16 aktgjykime ose vendime të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut që nuk zbatohen në Bullgari. Këto vendime lidhen me të drejtën e vetidentifikimit, me të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje, të mësimit të gjuhës amtare dhe me të drejtën e mbrojtjes së interest kombëtar në kulturë. Këto vendime miratohen këtu në Strazburg, kurse Sofja refuzon t`i zbatojë dhe me këtë i privon nga të drejtat themelore të njeriut qytetarët e Bullgarisë që deklarohen si Maqedonas” – tha Aleksandar Nikolovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së. /KlanMacedonia/

You may also like