Sociedad ëndërron Championsin, mposht në transfertë Mallorcan

by admin
Spread the love

Është rikuperuar ndeshja e javës së 21 në LaLiga midis Mallorcas dhe Real Sociedad. Këta të fundit arritën të mernin tre pikët në transfertë duke e mposhtur me rezultatin 2-0 dhe duke i shkaktuar humbjen e tretë radhazi Mallorcas.

Goli i parë u realizua nga David Silva në pjesën e parë të takimit. Një pasim mjaft i mirë në brendësi të zonës nga Merino, gjeti të pambuluar mesfushorin spanjoll që i vetëm përballë portierit nuk fali dhe zhbllokoi takimin.

Me rezultatin 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë, Sociedad gjeti sërish rrugën e rrjetës. Këtë herë ishte Merino ai që ndëshkoi Mallorcan duke e çuar rezultatin në 2-0.

Në minutat e mbetura të takimit Sociedad u përpoq të menaxhonte avantazhin e arritur dhe ia doli mjaft mirë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 dhe Sociedad u kthye në shtëpi me pikët e plota. Ata ngjiten në kuotën e 44 pikëve dhe ëndrra për një vend në Champions League rindizet sërish.

Nga ana tjetër, Mallorca e Vedat Muriqit qëndron në vendin e 16-të në kuotën e 26 pikëve. /oversport.tv

LALIGA – JAVA 21
Mallorca-Real Sociedad 0-2
Shënues:  
Silva 36’, Merino 62’

Foto: RealMallorca Twitter

You may also like