“S’mund të ma mbyllni mikrofonin”, Jorida Tabaku përplaset keq me deputeten e PS-së

by admin
Spread the love

Komisioni Hetimor për Incenatorët është mbledhur sot për herë të parë. Në këtë komision nuk kanë munguar debatet.

Megjithatë, përtej debateve, sot është zgjedhur Antoneta Dhima sekretare, teksa ka pasur edhe një përplasje mes kryetares Jorida Tabaku dhe nënkryetares, Ermonela Felaj.

Një pjesë e debatit:

Ermonela Felaj-Belind Këlliçit: Nuk e kam ndërtuar karrierën time duke gënjyer, apo duke bërë diçka tjetër, aq më keq!

Ermonela Felaj: Mbani etikën.

Jorida Tabaku: Ia thoni deputetes që e ka mbajtur veten më shumë në 9 vite. Mbylljani mikrofoni.

Ermonela Felaj: Unë jam nënkryetare dhe s’mund të ma mbyllni mikrofoni.

Jorida Tabaku: E morët për replikë, këtu s’ka replikë. Ju ma ndërprisi fjalën në Kuvend, dhe e bërë në seancën e kaluar.

You may also like