“S’mund të kemi kaq shumë zezakë dhe myslimanë…”, trajneri i PSG-së akuzohet për racizëm

by admin
Spread the love

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, është akuzuar se ka thënë fjalë raciste në gusht të vitit 2021, kur drejtonte Nice-n.

Julien Fournier, ish-Drejtori i Futbollit te Nice, e akuzoi marsejezin, përmes një e-mail-i, për fjalët raciste dhe diskriminuese gjatë qëndrimit të tij te Nice.

Shtatorin e kaluar, Fournier kishte lënë të kuptohet në mënyrë indirekte se Galtier kishte shkaktuar probleme te Nice.

“Nëse i shpjegoj arsyet e vërteta pse ne u përplasëm, Christophe Galtier nuk do të hyjë më kurrë në dhomat e zhveshjes, as në Francë e as në Evropë…,” tha ish-Drejtori i Futbollit në OGC Nice.

Fournier i dërgoi një e-mail INEOS, pronarit të Nice, në fund të sezonit të kaluar, për t’u ankuar për një ngjarje të ndodhur më 9 gusht 2021, që ka Galtier si protagonist.

“Christophe Galtier më pas hyri në zyrën time dhe përshëndeti djalin e tij, i cili tha: “Mund të kontrollosh me babanë tim atë që të thashë” (djali i Galtier është menaxher dhe gjithashtu kishte folur me Fournier për ta paralajmëruar për fjalët e babait). Pasi u largua djali i Galtier, i tregova për bisedën që kisha bërë më të dhe

e pyeta nëse ishte e vërtetë. Ai u përgjigj se ishte, dhe se duhej të merrte parasysh realitetin e qytetit dhe se me të vërtetë nuk mund të kishim kaq shumë zezakë dhe myslimanë në ekip”, shkruhet në e-mail.


Top Channel

You may also like