Sllovenia propozon që Bashkimi Evropian të zgjerohet me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor

by admin
Spread the love

Sllovenia propozon që Bashkimi Evropian të zgjerohet me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fund të kësaj dekade. Propozimi është dhënë para tre ditësh në takim të ambasadorëve në Bruksel dhe ka hasur në habi tek anëtaret e tjera të Unionit. Disa e kanë përshkruar si tërësisht joreal duke i pasur parasysh sfidat ekonomike dhe politike në rajon.

“Zgjerimi është çështje e ndjeshme për BE-në e cila është e ndarë rreth çështjes për zgjerimin dhe shpejtësinë me të cilën vendeve duhet t’u lejohet hyrje në bllok”, shkruan gazeta “Financial Times”, dhe shton se Unioni është nën presion që t’i vazhdojë negociatat për zgjerim me vendet ballkanike të cilat, gjithashtu, kthehen drejt Kinës dhe Rusisë.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet më 6 tetor në Slloveni, e cila është kryesuese aktuale e BE-në. Në samit do të marrin pjesë vendet-anëtare udhëheqëse të BE-së dhe gjashtëshja nga Ballkani Perëndimor: Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Pas zgjerimit të shpejtë kur BE-ja pranoi 13 anëtare të reja midis viteve 2004 dhe 2013, kryetari i atëhershëm i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, deklaroi se nuk do të ketë pranime të reja para vitit 2019, ndërsa vendet të cilat kërkojnë anëtarësim po bëhen më të padurueshme me zvarritjet nga Brukseli. /SHENJA/

You may also like