SLLOVENI – Logar e Musar në raundin e dytë, asnjëri nuk arriti të marrë mbi 50 për qind të votave

by admin
Spread the love

LUBJANE, 24 tetor /ATSH-AA/ – Në Slloveni do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale pasi asnjëri nga kandidatët nuk arriti të marrë mbi 50 për qind të votave.

Komisioni Shtetëror i Sllovenisë (DVK) njoftoi se 93 për qind të votave janë numëruar, ku dy nga gjithsej 7 kandidatët do të garojnë në raundin e dytë më 13 nëntor.

Anze Logar, kandidati i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike e Sllovenisë (SDS) fitoi 33 për qind të votave, ndërsa kandidatja e pavarur Natasha Pirc Musar e mbështetur nga Partia Pirate e Sllovenisë dhe Partia e Gjelbër Evropiane fitoi 26 për qind.

Logar dhe Pirc Musar që ishin favoritë në anketa, do të garojnë edhe një herë për postin e presidentit më 13 nëntor.

Duke theksuar se ka marrë “miratimin” e popullit në rrugëtimin e tij të nisur me sloganin “Të punojmë për të ardhmen”, Logar falënderoi të gjithë ata që votuan.

Pirc Musar, nga ana e saj, tha se raundi i dytë do të jetë një “betejë vlerash”, duke shtuar se dallimi me Logar më 13 nëntor do të jetë më i dukshëm.

Socialdemokrati Milan Brglez, një tjetër kandidat favorit i cili me mbështetjen e kreut të Lëvizjes për Liri (PS) dhe kryeministrit Robert Golob, mori 15 për qind të votave sinjalizoi se do të mbështesin kandidaten Pirc Musar në raundin e dytë.

Në zgjedhjet presidenciale në mesin e 7 kandidatëve, Vladimir Prebilic mori 10 për qind të votave, Sabina Sencar nga Resni.ca mori 5 për qind, kandidati i Sllovenisë së Re (NSI) Janez Cigler Kralk 4 për qind dhe kandidati i së majtës Miha Kordis 2 për qind.

DVK bëri të ditur se nga 1.69 milion votues rreth 50 për qind kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like