Skuka: Shpresoj të shënoj çdo ndeshje në minutat e fundit, Kombëtarja është një ëndërr

by admin
Spread the love

Goli i Xhulio Skukës në frymën e fundit të takimit i dha fitoren Partizanit në sfidën e parë përballë Egnatias. Pas ndeshjes foli gjithashtu edhe vetë Skuka për emisionin “TI BO GOL” ku shprehu emocionet e golit të shënuar.

“Nuk mbaj mend të shënoja herë tjetër në minutë të fundit. Thjesht thashë do të gjuaj. Pash hapësirën dhe e provova. E provova me shumë bindje.”

KARTONI I VERDHË- “Është e vërtetë që humba pak durimin në pjesën e parë, por në pjesën e dytë isha pak më i qetë. Të gjitha kartonat kot i kam marrë, vetëm për protesta.”

GOLAT- “Sa më shumë gola të shënoj aq më mirë është. Megjithatë, nuk di të jap një shifër. Më shumë se 10 gola është e sigurt.  Është një ndjesi shumë e bukur. Shpresoj që çdo ndeshje të shënoj gol në minutat e fundit.”

KOMBËTARJA- “Ajo është ëndrra e çdo lojtari, po ashtu edhe e imja. Unë do të bëj maksimumin çdo ndeshje për të arritur tek ajo ftesë.” /oversport.tv

You may also like