Skuka: Nuk besoja se do të shënoja, duhet shumë punë për t’u transferuar jashtë

by admin
Spread the love

Xhuliano Skuka ishte lojtari që hapi siparin e golave për Shqipërinë në miqësoren ndaj Armenisë. Një gol që as vetë Skuka nuk e ka besuar se do të realizohej në këtë ndeshje. Këtë gjë e konfirmon vetë talenti i Partizanit pas ndeshjes.

“Të them të drejtën unë kam shumë besim te vetja, por jo me gol në debutim. Jam ndjerë shumë mirë, çunat më kanë afruar të gjithë, edhe stafi. Sikur nuk është ndeshja ime e parë.

TRANSFERIMI JASHTË- “Duhet shumë punë për t’u transferuar jashtë. Duke parë cilësitë e kolegëve të mi në sulm. Duhet të bëj shumë që të arrij shumë. E dija që kishte shqiptar në VAR dhe e dija që nuk do e jepte penalltinë.”

Duke parë gjendjen e të gjithëve këtu që luajnë jashtë, kam pak mangësi. Por besoj se me Partizanin do të arrij formën time”, tha në fjalën e tij Skuka për Supersport.

You may also like