Skuadra spanjolle e Myrto Uzunit shkruan për qytetin e Beratit: “Qyteti i një mijë dritareve”

by admin
Spread the love

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni pas suksesit në Hungari me Ferencvaros, bëri hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar skuadrës spanjolle të Granadas.

Me një postim të fundit të bërë në rrjetin social, skuadra spanjolle ka shkruar për qytetin e lindjes së Myrtos, Beratin.

“Berat, vendlindja e Myrto Uzunit . I njohur si ‘qyteti i një mijë dritareve’, ai ka qenë një sit i Trashëgimisë Botërore që nga viti 2008” – shkruhej në postim.

Ndryshe, debutimi i shqiptarit me këtë skuadër erdhi në Santiago Bernabeu kundër Real Madridit, ku reprezentuesi shqiptar bëri një ndeshje shumë të mirë. Uzuni e ka gjetur golin e tij të parë në elitën e futbollit spanjoll, duke ndëshkuar ekipin e Valencias, anipse goli i realizuar nga ai u shënuan si autogol i portierit.

/Insporti.com

You may also like