Skuadra e Uzunit shkarkon zyrtarisht trajnerin

by admin
Spread the love

Drejtuesit e Granadas kanë marrë vendimin e papritur për ta shkarkuar trajnerin Roberto Moreno.

Tashmë tenkiku Moreno është zyrtarizht i shkarkuar nga drejtimi i skuadrës së sulmuesit shqiptarë, Myrto Uzunit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Granadas në një komunikatë në faqen zyrtare të klubit.

Drejtuesit falënderojnë Morenon për përkushtimin e tij gjatë kësaj periudhe duke i uruar suksese në të ardhmen.=

Trajner i përkohshëm i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Myrto Uzunit do të jetë tekniku i të rinjve të Granadas, Ruben Toresila.

Fatale për trajnerin 44-vjeçar spanjoll ishin 9 rezultatet negative radhazi, ku së fundmi mbrëmjen e djeshme Granada u mposht me rezultatin 3-1 në transfertë nga Valencia.

You may also like