Skiatori shqiptar në sfidën e radhës, gara zhvillohet në -20 gradë Celcius

by admin
Spread the love

Denni Xhepa do të zhvillojë këtë të mërkurë dhe garën e dytë në Lojërat Olimpike 2022 të Pekinit, teksa do të konkurrojë me 88 sportistë nga mbarë bota në disiplinën e sllallomit.

Pas garës së parë ku gjërat nuk shkuan sipas pritshmërive, 18-vjeçari tashmë këkron që të bëjë një performancë sa më të kënaqshme, për të ngritur lart flamurin kuq e zi. Kushtet atmosferike pritet që të jenë të favorshme, pavarësisht se në Pekin, në zonën ku do të zhvillohet gara temperaturat arrijnë deri në -20 gradë, çka e rrit shkallën e vështirësisë.

Xhepa është sërvitur me një program specifik në ditët e fundit, duke u treguar optimist për garën që do të zhvillojë të mërkurën dhe është besimplotë se do të ketë një rezultat të kënaqshëm. Francezët Clement e Alexis, norvegjezët Sebastian e Henrik dhe austriakët Marco e Manuel janë disa prej favoritëve në këtë garë të cilën mund ta ndiqni në ekranin e Supersport Digitalb në kanalet e dedikuara Eurosport./ Super Sport


Top Channel

You may also like