Skënderbeu për “jetë a vdekje”, Tirana kryesuese e qetë në Korçë

by admin
Spread the love

Partizani ishte skuadra e vetme që fitoi një ditë më parë dhe u ngjit në vendin e katërt, ndërkohë që në barazim përfunduan Vllaznia-Laçi dhe Kukësi-Egnatia.

Duelet e javës së parë të fazës së katërt nuk kanë përfunduar ende dhe sot në fushë zbresin dy ekstremet. Skënderbeu i vendit të fundit, që pikët i ka jetike, pret Tiranën e vendit të parë.

Bardheblutë janë të qetë, pasi nga java në javë vetëm e kanë rritur diferencën me ndjekësit. Sot kanë mundësinë ta bëjnë sërish një gjë të tillë.

Gjithsesi e dinë që nuk do të jetë e lehtë ndaj Skënderbeut. Kjo ndeshje luhet në orën 16:45, kurse java përmbyllet me Dinamo-Kastrioti, nesër në orën 14:45 në “Elbasan Arena”. / oversport.tv

You may also like