Skënderbeu në rënie, asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit

by admin
Spread the love

Skënderbeu barazoi 1-1 në ndeshjen e javës së 12-të me Tiranën, megjithatë edhe pse korçarët prodhojnë lojë e raste, po kalojnë një krizë rezultatesh.

Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç është e vetmja që në 5 ndeshjet e fundit nuk ka arritur që të marrë asnjë fitore. Gjatë kësaj periudhe, Skënderbeu ka arritur të marrë vetëm 2 pikë, duke arritur t’i rrëmbejë ndaj Egnatias kryesuese dhe Tiranës që gjithashtu rreshtohet mes skuadrave pretendente.

Juglindorët ndodhen aktualisht në kuotën e 14 pikëve, po aq sa dhe Kukësi, duke qëndruar në mesin e klasifikimit, por ecuria jo e mirë natyrisht që ka bërë të reflektohet në Korçë, për t’u kthyer sa më parë tek rezultatet pozitive. Tre ndeshjet e radhës për Skënderbeun do të jenë deçizive, për shkak se përballë do të ketë skuadra me të njëjtin objektiv.

Skënderbeu do të luajë këtë fundjavë me Teutën në shtëpi, pastaj do të vizitojë Kukësin e më pas do të ndeshet po në Korçë me Erzenin. Një udhëkryq i rëndësishëm për bardhekuqtë, por jo vendimtar, për vetë faktin se kampionati është ende në mesin e tij dhe deri në fund ka ende shumë sfida./ Shqip


Top Channel

You may also like