Skënderbeu befasia e fillim-sezonit, korçarët me sytë nga UEFA

by admin
Spread the love

Skënderbeu u rikthye në elitën e futbollit shqiptar pas vetëm një sezoni.

Korçarët e kanë nisur me këmbën e mbarë edicionin e ri, teksa pas 2 javësh ndodhen në vendin e parë me 6 pikë të plota. Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç ka arritur që të mundë me të njëjtin rezultat minimal Egnatian javën e parë në Rrogozhinë e një javë më vonë në shtëpi Dinamo City-n.

Ardian Takaj, pavarësisht se ka bërë një merkato pa shumë zhurmë, e ka marrë seriozisht rikthimin në elitë. Në vitin 2016, UEFA i përjashtoi për 10 vite korçarët nga kupat e Europës, me akuzën e manipulimit të rezultateve të ndeshjeve, vendim që u la në fuqi nga të gjitha shkallët e mëvonshme të gjykimit.

Tashmë në Korça shpresojnë se mund të ketë një amnisti dhe Skënderbeu të jetë i lirë, në mënyrë që të garojë sërish për vendet e para. Ekipi korçar është skuadra e parë dhe e vetme që ka marrë pjesë dy herë në grupet e Europa League, e tashmë sheh dritë në fund të tunelit, pasi edhe nëse nuk do të ketë amnisti, pjesa më e madhe e dënimit po përfundon dhe së shpejti Skënderbeu mund të shpresojë rikthimin në majat e futbollit shqiptar./Supersport


Top Channel

You may also like