Skënder Gega: Nuk i takon Skënderbeut të hapë këmbët

by admin
Spread the love

Skënderbeu u mposht nga Vllaznia në Shkodër dhe pas ndeshjes trajneri Skënder Gega deklaroi: “Shpresat janë të pakta, por unë mendoj që në futboll duhet një kulturë tjetër. Këta lojtarë duhet të jenë profesionistë. Nuk i takon Korçës të hapë këmbët këtu. Edhe nëse luajmë në kalçeto, duhet të japim maksimumin”.

Në lidhje me të ardhmen e lojtarëve, Gega shtoi në “Gol pas Goli”: “E di që janë disa lojtarë premtues, shumë të rinj. Është puna e klubit se si do t’i zgjidhin. Të mbarojmë javët që kanë mbetur dhe klubi me lojtarët do të ulen e të vendosin. E rëndësishme është të bëhet analizë e rëndësishme dhe të ringrihen”.

Kur u pyet në lidhje me të ardhmen e vet, trajneri i Skënderbeut shtoi: “Nëse kam diçka që më intereson, mund të punoj edhe në kategorinë e katërt. Kudo që të shkosh, si për kampion, si të biesh nga kategoria, ky është profesioni, do të jap maksimumin.

Jemi misionarë, duhet të lëmë diçka pas. Erdha më besim se do t’ia dilnim. Më vjen keq për këta lojtarë dhe qytetin e Korçës. Për aq kohë sa kam qenë këtu, jam ndier shumë mirë. Jam borxhli, nëse ka projekt serioz jam gati të punoj”. / oversport.tv

You may also like