‘Skenarët’ e Lubonjës: Klima në shtator pritet të jetë e ashpër, me protesta dhe kundërveprime

by admin
Spread the love

Analisti Fatos Lubonja në rubrikën “Opinion” në News24 foli për zgjedhjet duke zbuluar edhe skenarët që pritet të shohim në shtator.

Ai u shpreh se në shtator pritet të ketë zhvillime dhe një klimë të ashpër politike, duke shtuar se do të ketë protesta dhe kundërveprime.

I ndalur tek reforma në drejtësi ai u shpreh se ishte një projekt me qëllim që të përdorej kundër kundërshtarëve.

“Klima do të jetë e ashpër, sepse fillon lufta me fjalë dhe ndonjëherë nuk mbaron me fjalë. Besoj do të ketë protesta, kundërveprime. E sigurt është që për Shqipërinë është keq e më keq. Në vend që të merremi me krizën dhe rritjen e çmimeve. Ka dy reagime ndaj kësaj, në Gjermani priten protesta , por në vende që janë si vendi ynë që shkojnë drejt regjimit për të evituar protestat mund të bëjnë këto veprime, siç bënë në rastin e Nanon përse u burgos atëherë se filloi protestat, kështu po bën dhe me Ilir Metën. Shqipëria e ka të vështirë e ka të nxjerrë parti të tjera.”, tha ndër të tjera analisti Fatos Lubonja.

You may also like