“Skena naziste”/ Akuza e frikshme nga Ukraina: Putini ka rrëmbyer 2500 fëmijë

by admin
Spread the love

Putini është akuzuar së fundmi për rrëmbimin e afro 2500 fëmijëve ukrainas nga Donetsk dhe Luhansk dhe për ‘deportimin’ e tyre në Rusi në skena që të kujtojnë ‘transportin nazist’.

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës akuzoi Rusinë për rrëmbim të fëmijëve duke përdorur zhvendosje të detyruar dhe paralajmëroi se dëbimet e supozuara janë një shkelje e rëndë, në veçanti e ligjit ndërkombëtar humanitar, raporton “Daily Mail”.

Kjo vjen disa orë pasi Moska u akuzua nga agjencia e inteligjencës e Kievit se i deportoi ukrainasit në qendrat e ‘filtrimit’ përpara se t’i çonte me forcë në qytetet e largëta të Siberisë, pasi u konfiskuan telefonat dhe dokumentet e tyre.

“Disa mijëra njerëz janë marrë deri më tani”, u shpreh këshilli i qytetit të Mariupolit.

Ministria e Jashtme e Ukrainës i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përgjigjet ndaj largimit të paligjshëm të fëmijëve, sepse privimi i fëmijëve ‘nga kujdesi prindëror e vë jetën e tyre në rrezik të mëtejshëm në Rusi’ dhe paralajmëroi se këto krime do të vihen para drejtësisë.

Rruga Press

You may also like