S’kanë lidhje moti apo gruaja, pse Lewandowski preferon Barçën përpara Premier League

by admin
Spread the love

Robert Lewandowski e ka ndarë mendjen për t’u transferuar te Barcelona, por Bayern Munchen po i reziston ofertave nga Spanja. Raporti i sulmuesit polak me drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë ka prekur fundin.

33-vjeçari ka edhe një vit kontratë me klubin bavarez, por ai nuk dëshiron të qëndrojë më në Bundesligë. Nga ana tjetër, Joan Laporta, kreu i klubit katalans, i cili ka një marrëdhënie të mirë me agjentin e Lewës, beson se do bindë drejtuesit e Bayernit për ta lënë të lirë sulmuesin e njohur.

Për golashënuesin më të mirë të historisë së Bundesligës ka interesim edhe nga disa klube të Premier League. Gjithsesi, opsioni i transferimit në ishull është një opsion që nuk e intrigon aspak Lewandowskin.

Ish-agjenti i tij, Cezary Kucharski, ka sqaruar gjithçka për Bild, aty ku tregon se nuk është moti i keq apo mungesa e dëshirës së gruas së tij shkaqet pse lojtari nuk preferon transferimin në Angli.

Lewandowski nuk dëshiron të shkojë në Angli, jo sepse bie gjithmonë shi, siç thotë ai shpesh. Arsyeja e vërtetë është një tjetër: ai ka frikë se nuk do të jetë në gjendje të shënojë aq shumë gola sa në Gjermani”.


Top Channel

You may also like