S’kanë fund makthet për yllin e Chelsea, djaloshin e “lënë” sërish gjunjët –

by admin
Spread the love

Reece James nuk po gjen paqe me dëmtimet. Në ndeshjen ndaj Milanit, anglezi dëmtoi gjurin në një duel me Rafael Leaon, gjë e cila solli edhe humbjen e Botërorit për të. Ditën e djeshme, ai u rikthye në fushë në ndeshjen kundër Bournemouth të fituar 2-0 por shqetësimet në gju u rikthyen dhe 23-vjecari u detyrua të lërë fushën në fillimin e pjesës së dytë.

Ditën e sotme janë zhvilluar edhe ekzaminimet mjekësore dhe klubi ka njoftuar se James do të mungojë përsëri për 1 muaj për shkak të dëmtimit në gju. Ai pritet të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme si ato ndaj Manchester City në kampionat e në Kupë dhe ndaj Liverpool më 21 janar. Rikthimi i tij mund të vijë më 3 shkurt ndaj Fulham ose 11 shkurt përballë West Ham.

You may also like