Skandali me të drejtat televizive, presidenti i PSG rrezikon 28 muaj burg

by admin
Spread the love

Presidenti i PSG Nasser Al-Khelaifi rrezikon të dënohet me 28 muaj burg për korrupsion. Ai është akuzuar më parë për këtë vepër penale pasi favorizoi grupin beIN Media për t’i dhënë të drejtat televizive të FIFA-s.

Bashkë me të rrezikon të dënohet edhe Jerome Valcke. Sipas asaj që raporton RMC Sport, gjyqi u hap këtë javë në Zvicër në Gjykatën e Apelit të Gjykatës Federale Penale. Ndërkohë që në shkallën e parë, në tetor të vitit 2020, presidenti i PSG u shpall i pafajshëm.

Prokuroria zvicerane ka kërkuar të martën 28 ​​muaj burg për presidentin e beIN Media dhe PSG, Nasser al-Khelaifi, si dhe 35 muaj për ish-numrin 2 të FIFA-s, Jerome Valcke. Nga ana tjetër, i pandehuri i tretë, greku Konstantinos Nteris mund të përballet me një dëmin prej 30 muajsh burg. /oversport.tv

Foto: psg.fr

You may also like