Skandali me plusvalencat, një klub i Serie A rrezikon të përjashtohet

by admin
Spread the love

Prokuroria federale pranë Federatës Italiane të Futbollit (F.I.G.C) ka bërë me dije pak ditë më parë se 11 klube italiane janë pjesë themelore e hetimeve për plusvalencat. Bëhet fjalë për, Juventus, Napoli, Genoa, Sampdoria, Empoli, Parma, Pescara, Pisa, Pro Vercelli, Novara dhe Chievo.

Megjithatë, La Repubblica e ka çuar edhe më tej këtë gjë në shkrimin e saj ku tregoi se tre prej këtyre klubeve janë në rrezik të madh. Edhe pse nuk kanë bërë me dije emrat e klubeve, një prej tyre vjen nga Serie A.

Hetimi ka arritur deri tani në 60 kontrata lojtarësh që mund të kenë parregullsi për sa i përket plusvalencave. Por ajo që trondit më shumë është fakti se tre ekipet më shumë të rrezikuara (midis tyre një nga Serie A) mund të marrin dënime të rënda.

Në rast se akuzat e hetuesve vërtetohen, atyre mund t’u ulen pikë në renditje, por gjithashtu rrezikojnë edhe rënien nga kategoria apo përjashtimin. Një skandal që do të sillte pasoja shumë të mëdha si në rastin e Calciopolit në vitin 2006. /oversport.tv

You may also like