Skandal në Turqi! Shkarkohet tekniku, akuzohet për abuzim me lojtarët

by admin
Spread the love

Një skandal i vërtetë ka plasur në Turqi. Sot në mëngjes Yeni Malatyaspor ka vendosur që të shkarkojë trajnerin rumun Marius Sumudica për shkak të rezultateve të dobëta.

Por nuk është ky lajmi që ka tronditur klubin, por deklaratat e bëra nga Oguzhan Erdogmus, përkthyesi i tij që nga kohët e Kayserispor, Gaziantep dhe Çaykur Rizespor.

“Kur Marius Sumudica mori komandën e Yeni Malatyaspor, nuk fola në shenjë respekti për komunitetin e Malatya.

Tani mund të flas lirshëm: Marius Sumudica abuzonte seksualisht dhe verbalisht me lojtarët e tij. Mund t’ua vërtetojë po të doni”, ka thënë Erdogmus për mediat. / Oversport.tv

You may also like